Vuani nga hemorroidet? Konsumoni këto ushqime!

11 muaj më parë

Vuani nga hemorroidet? Konsumoni këto ushqime!

Hemorroidet janë zgjerime të venave të pjesës fundore të zorrës së trashë, pranë anusit. Vitet e fundit, rastet e të sëmurëve me hemorroide janë të shumta dhe prandaj i kushtohet një vëmendje e madhe informimit të publikut të gjerë në mënyrë që të krijojë kushte për parandalimin, apo mjekimin e tyre. Asnjëherë mos i konsideroni si një problem shëndetësor që zhduket vetë, apo si diçka e parëndësishme. Hemorroidet krijojnë stazë të gjakut në venat pranë anusit dhe rrisin rrezikun për zhvillimin e trombozave, të cilat shoqërohen me dhimbje, edema, dhe më e rëndësishmja, me hemorragji. Hemorragjitë e shpeshta çojnë në anemi, si dhe në probleme me tensionin, pasi humbja e një sasie të madhe gjaku, çon në ulje të tensionit.

Shkaqet e formimit të hemorroideve janë të shumta, si shkaqet gjenetike, apo shpeshtësia e kapsllëkut etj. Duke qenë se shkaqet gjenetike nuk mund të ndryshohen dot, rekomandohet që çdo person të kujdeset për kapsllëkun duke dalë jashtë çdo ditë dhe duke marrë ushqimet e duhura për parandalimin e tij.

Përpara se të kalohet tek laksativët për kurimin e kapsllëkut, apo barnave vazokontriktore për mjekimin e hemorroideve, është e rëndësishme të merrni fillimisht masa për rregullimin e dietës suaj ushqimore, pasi edhe dieta ka një rol të madh në kurimin natyral të hemorroideve. Këshillohet që i sëmuri me hemorroide të hajë bukë të zezë në vend të bukës së bardhë, të pijë shumë lëngje, si dhe të bëjë ushtrime fizike. Rekomandohet nga mjekët popullorë edhe përdorimi i një bime të quajtur Fenugreek, nga e cila duhen marrë tri lugë të mëdha dhe të vlohen me një litër ujë. Pastaj e filtron dhe e shton në një legen me ujë të ngrohtë, ku duhet të qëndrosh për 10 minuta, dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Mund të përdoret edhe këllëfi i patëllxhanit, mbështjellësja jeshile e tij, i cili duhet të skuqet, të thahet, të bluhet dhe me pluhurin e tij të lyesh fundin e zorrës së trashë, atje ku e ndjeni praninë e hemorroideve.