Vritet vëllau i të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit

5 ditë më parë

Vritet vëllau i të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit

Bujar Çela u vra sot në një atentat në Elbasan. Ai është vëllai i Talo Çelës i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Talo Çela vjeçari akuzohet si një nga personat që ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 si dhe dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës.

Ai është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas.

49- vjeçari është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ai është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Si ndodhën ngjarjet: Mbrëmjen e 13 dhjetorit të vitit të shkuar, Andi Zylyfi i cili kishte ardhur nga emigrimi vetëm pak ditë më parë për të festuar festat e fundvitit, u qëllua me 27 plumba në një lokal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.

Ai ishte kushëri me Endrit Alibeajn, bosit të drogës, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 30 dhjetor të vitit të vitit 2018. Bashkë me të u eliminuan edhe xhaxhai i Alibeajt, 56 vjeçari Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ishte i afërm i bashkëshortes së Alibeajt.

Si doli në skenë emri i Talo Çelës: Ai rezulton të jetë i përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas në Prill të vitit të shkuar. Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Kjo ngjarje e lidh Çelën pikërisht me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Klevis Alla, bashkëpunëtori i drejtësisë për zbardhjen e kësaj ngjarje ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.
Këtu ka nisi dhe konflikti mes palëve që u mbyll me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhiajt ngjarje e ndodhur në biznesin e tyre të tregut të makinave me qira në zonën e njohur si “Nishtulla” në “Shën Vlash” të Durrësit.

Grupi kriminal ku bëjnë pjesë edhe autorët e ekzekutimit të dy vëllezërve, dyshohet se kanë urdhëruar vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur me datë 2 mars po të njëjtën zonë në Durrës, raporton Tch, transmeton AktivPress.