Vrioni debuton në Serie A me Juventusin

1 javë më parë

Vrioni debuton në Serie A me Juventusin

Futbollisti i ri shqiptar Giacomo Vrioni ka debutuar në Serie A me kampionin e Italisë, Juventusin.

Vrioni 21-vjeçar luajti sonte 11 minuta në humbjen 3:1 që Juventusi e pësoi në shtëpi nga Roma. Ai u aktivizua në vend të Gonzalo Higuainit, transmeton KOHA.

Ndeshja i takoi xhiros së fundit të stinorit në Serie A. Vrioni ishte ftuar në disa ndeshje të kaluara, por sonte është aktivizuar për herë të parë në një ndeshje të Series A.

Juventusi ka humbur për herë të parë në shtëpi në një ndeshje të Serie A që nga viti 2018. I ka mbaruar seria rekorde prej 39 ndeshjeve pa humbje në shtëpi.