Vrau nipin me thikë, zbardhet dëshmia e axhës: Nuk doja ta vrisja, por …

3 vite më parë

Vrau nipin me thikë, zbardhet dëshmia e axhës: Nuk doja ta vrisja, por …

Burri që masakroi nipin me thikë dhe e la të vdekur në vend është penduar para hetuesve të policisë së Shkodrës.

Ai ka thënë se “nuk donte të vriste, por ishte shumë i acaruar me të”, raporton “Shkodra News” . Konflikti mes viktimës Mirsad Kuçi dhe xhaxhait të tij Bujar Kuçi kishte nisur katër vite me parë, për një oborr të përbashkët.

Të shtunën pasdite dy burrat fillimisht u zunë me fjalë. Më pas 63-vjeçari nxori thikën dhe e qëlloi në zemër nipin dhe më pas në këmbë.

Ngjarja pranë Teatrit Migjeni tronditi banorët, të cilët treguan se në shtëpi ndodhej vetëm fëmija 7-vjeçar i viktimës. Mirsad Kuçi, 33 vjeç, ishte një djalë i fuqishëm dhe punonte në sigurimin e transportit të parave të bankave./AktivPress