Vlerat ushqyese të gjalpit të kikirikut

3 muaj më parë

Vlerat ushqyese të gjalpit të kikirikut

Shumë i shijshëm, por pak i njohur, është gjalpi i kikirikut ai që duhet të zërë një vend më të rëndësishëm në piramindën ushqimore.

Gjalpi i kikirikut ka yndyra organike bimore, të cilat përthithen lehtë nga organizmi.

Ai është i pasur në yndyrna esenciale të dobishme për sistemin kardiovaskular dhe shëndetin mendor.

Studimet e ndryshme kanë treguar se ngrënia e gjalpit të kikirikut mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit.

Femrat të të cilat hanë rregullisht kikirikë kanë 39 për qind më pak gjasa për të zhvilluar sëmundjet beninje të gjirit nga mosha.

Ngrënia e 35 gram gjalp kikiriku i ofron organizmit të njeriut këto vlera ushqyese:

Proteina 15%
Fibra bimore 15%
Vitamine E 20%
Jod 5%
Hekur 10%
Zink 10%
Triptofan 35%
Si dhe 210 kalori!