Vjen reagimi nga OVL e UÇK-së: Veç kur të na hyjnë policia serbe e të na thonë “Ma jep letërnjoftimin”

2 javë më parë

Vjen reagimi nga OVL e UÇK-së: Veç kur të na hyjnë policia serbe e të na thonë “Ma jep letërnjoftimin”

Faton Klinaku i Organizatës së Veteranëve të Luftës ka reaguar ndaj mbajtjes së liturgjisë serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Me anë të një postimi në Facebook, sekretari i kësaj organizate, aktualisht ushtrues detyre i kryetarit, Faton Klinaku është shprehur në një formë ironike, duke përdorur një fjali serbe që e mbajnë mend personat që e kanë përjetuar kohën e ish-Jugosllavisë para luftës në Kosovë.

“Veç kur t’na hyjnë një ditë policia serbe e na thonë “daj mi ličnu kartu”, ka shkruar Klinaku.

Në lidhje me meshën e mbajtur sot në Kishën Ortodokse serbe në Prishtinë ka pasur reagime të shumta.

Qeveria e Kosovës nuk ka dalë ende me një qëndrim për ngjarjen.