“Vit i vështirë për dembelët” Ja çfarë parashikon astrologu shqiptar për 12 shenjat e horoskopit

2 javë më parë

“Vit i vështirë për dembelët” Ja çfarë parashikon astrologu shqiptar për 12 shenjat e horoskopit

“2022 është  vit çift që kombinon me ndryshime madhore, por është dorështrënguar. Do jetë një vit shumë i vështirë për dembelët”, thotë astrologu shqiptar, Jorgo Pulla.

Në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, astrologu bën parashikin vjetor për 12 shenjat e horoskopit.

Dashi: Dashi ka një ndikim shumë pozitiv. Në tre mujorin e parë ka ndikim pozitiv për sa i përket dokumentacioneve. Është momenti ideal për të stabilizuar punën e tyre.

Demi: Jeni shumë korrekt në çështje e karrierës këtë vit. Do lodheni pak më tepër, por do dilni të fituar. Beqarët do  të keni mundësi të veçanta këtë periudhë. Mos e neglizhoni lidhjen që keni.

Binjakët: Mos u mërzisni për një ndryshim pune që mund të ndodh këtë vit, sepse do ketë impakt pozitiv për ju. Ky është viti i karrierës për ju.

Gaforrja: 7 vitet e fundit keni pasur shumë ndryshime. Këtë vit do korrni suksesin e mundit që keni bërë gjithë këto vite. Këtë vit do fitoni respektin e të tjerëve. Jini vigjilent!

Luani: Tani del në pah një çështje e një pasurie të paluajtshme, është momenti për ta zgjidhur. Keni një gëzim të madh në familjen tuaj.

Virgjëresha: Ky vit do jetë plotë udhëtime për ju. Do keni kontrata pune me jashtë. Do t’ju gëzojë shumë një njohje nga larg.

Peshorja: Do nisin diçka të re në karrierë. 2022 ka të bëjë shumë me ndryshime. Tani është momenti për të realizuar ato që kanë në mendje, sidomos për të fituar para.

Akrepi: ky vit është viti i zgjidhjeve. Do zgjidhni problemet burokratike. Keni mundësi për të stabilizuar sektorin financiar.

Shigjetari: Kanë një ndikim shumë të mirë për sa i përket anës financiare. Do ketë udhëtime, lëvizje, ndryshim pune, ndryshim banese.

Bricjapi: Do  ndërrojnë punë, por do gjejnë diçka më të mira. Periudha ideale për bashkëpunime me personat të shenjës së gaforres.

Ujori: Jini të vëmendshëm se çfarë flisni dhe çfarë shkruani, jeni me të drejtën tuaj. Mund të kërkoni të drejtën tuaj. Mund të përfitoni në lidhje me punën tuaj dhe karrierën.

Peshqit: Ka ndikim shumë të mirë në çështjet e punës dhe karrierës. Mos i lini pas dore gjërat për punën dhe shit blerjet. Gjashtë mujori i dytë është më ideali për ju./OraNews/