Vila zvicerane për bisedime “të vështira”, pamje nga vendi ku pritet të takohen Biden e Putin

2 javë më parë

Vila zvicerane për bisedime “të vështira”, pamje nga vendi ku pritet të takohen Biden e Putin

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të takohen më 16 qershor në një vilë në Zvicër, e cila daton që nga shekulli i 18-të dhe që ka pamje kah liqeni i Gjenevës, një ambient relaksuar.

Dyshimet për përfshirje dhe manipulim në zgjedhje presidenciale, sulmet kibernetike, të drejtat e njeriut dhe Ukraina – do të jenë disa prej temave që do të duhej të diskutoheshin dhe mbeten prioritet i Bidenit i cili më 20 janar mori detyrën e presidentit amerikan.

Gjithashtu në tavolinë do të jetë edhe stabiliteti strategjik bërthamor dhe konfliktet rajonale. Biden që do të duhej të mbërrinte në Britani të Madhe të premten në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, ka premtuar se do t’i bëjë presion Putinit që të respektoj të drejtat e njeriut.

Megjithatë të premten pritet të konfirmohet vendi i takimit në Gjenevë. Policia dhe ushtria zvicerane tashmë kanë mbyllur dy parqet që rrethojnë vilën La Grande – duke vendosur barrikada dhe tela gjembor.

Zvicra ka insistuar që ky samit i madh të mbahet në vendin e alpeve. Në kohën e Luftës së Ftohtë, presidenti Ronald Regan dhe lideri sovjetik Mihail Gorbaçov kishin mbajtur samitin e tyre të parë në Gjenevë në nëntor të vitit 1985 – duke u pajtuar që të vazhdojnë me zvogëlimin e numrit të arsenalit bërthamor. /Telegrafi/