Video/ Biznesmeni harron të fikë kamerën, zhvishet dhe bën dush në sy të presidentit

3 javë më parë

Video/ Biznesmeni harron të fikë kamerën, zhvishet dhe bën dush në sy të presidentit

Një biznesmen nga Brazili pasi ka përfunduar një video-konferencë me “Zoom”, harroi kamerën e kompjuterit hapur dhe shkoi të bënte dush, pa e ditur se kolegët e tij po e vështronin të habitur.

Kjo mbledhje përmes kamerës ishte organizuar nga presidenti i Federatës së Industrisë së San Paulos, Paulo Skaf. Një ndër pjestarët e kësaj mbledhje ka qenë edhe presidenti i Brazilit Jair Bosonaro i cili e ka vënë re i pari burrin që ishte zhveshur dhe do hynte të bënte dush.

Presidenti ka ndërprerë fjalimin e tij dhe shprehet: Paulo, është një koleg aty në katrorin e fundit. Ai u largua, është mirë?

“Është një burrë që po bën dush aty, lakuriq”, tha shefi i federatës.

“Për fat të keq e pamë. Ishte një pamje tronditëse, por e pamë, fatkeqësisht”, ka replikuar sërish Bolsonaro./oranews