Veturat e MPB-së shfrytëzohen nga KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

2 muaj më parë

Veturat e MPB-së shfrytëzohen nga KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve

Ministria e Punëve të Brendshme ka sqaruar se veturat e saj janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në komunën e Podujevës dhe komunën e Mitrovicës së Veriut, transmeton AktivPress.

Me këtë rast ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve.

Ju bëjmë me dije se kjo është një praktikë që gjatë organizmit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, kërkon nga Ministria e Administratës Publike, mbështetje me vetura për organizmin të zgjedhjeve. Tashmë meqë ish-Ministria e Administratës Publike është shuar në Ministrisë e Punëve të Brendshme, është përgjegjësi e MPB-së që t’iu jep në
shfrytëzim vetuat për KQZ-në.

Ju njoftomë se këto vetura janë dhënë në shfrytëzim me miratimin e Sekretarit të  Përgjithshëm të MPB-së, z. Lulzim Ejupi“, thuhet në sqarimin e MPB-së./AKTIV PRESS/