Vetura e reja të serisë A4 të Audi vetëm në dizell; Tre litra në 100 kilometra

3 muaj më parë

Vetura e reja të serisë A4 të Audi vetëm në dizell; Tre litra në 100 kilometra

Dizell në vend të Benzinit për veturat e reja të serisë A4 të Audisë.

Për derisa prodhuesit e tjerë të veturave e kanë shkurtuar prodhimin e veturave dizell, vetura top e markës gjermane Audi do të jetë një kombinim mes eletrikës dhe turbodizell.

Audi parasheh që harxhimet mos të jenë të mëdha dhe parashihet që ato të jenë tre litra në 100 km.

Shpejtësia e lëvizjes së kësaj veture pritet të jetë 250 km/h nga 0 deri në 100 pritet ta arrijë për 4,8 sekonda.

Seria sportive e A4, RS 4 do të prodhohet vitin e ardhshëm paralajmëron Audi, shkruan Blick.ch përcjellë Klan Kosova.

Çmimi fillestar i saj do të jetë nga 47 mijë euro, për derisa S4 do të arrijë çmimin prej 80 mijë euro.