Vetura e Enver Hoxhës që arrinte shpejtësinë deri 120 km/orë

4 javë më parë

Vetura e Enver Hoxhës që arrinte shpejtësinë deri 120 km/orë

Ish-diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha, në mesin e disa veturave që posedonte, kishte edhe një model të rrallë Skoda që mund të arrinte shpejtësinë deri në 120 kilometra për orë.

Kjo veturë tashmë gjendet në një autoservis në Lezhë, shkruan tch.

Sipas raportimit, në botë kishte vetëm 100 ekzemplarë të tillë, ndërsa në Lezhë vetura ka përfunduar rastësisht te dy vëllezër që kishin pasur lidhje përmes xhaxhait me ish-diktatorin.

Xhamat e trashë janë me shenja plumbash, si për të testuar sa mund të përballonte. Edhe pse kanë kaluar shumë vjet, motori është ende në gjendje pune, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrinte ka qenë 120 km/orë.

Modeli që mban numrin e serisë 5337 është prodhuar në Çekosllovaki në vitet 50-52. Ai ka një gjatësi rreth 6 metra, me peshë të konsiderueshme dhe ishte e personalizuar deri në detajet më të imta.

Kabina duket në gjendje të mirë, ndërsa ka nevojë vetëm për bojë e ndërrim xhamash. Pronarët aktualë së shpejti mendojnë ta riparojnë, për ta kthyer në gjendje pune, si dëshmi e kohës…