Vetëvendosje thotë se Kalludra po bënë gjykim të fshehtë

12 muaj më parë

Vetëvendosje thotë se Kalludra po bënë gjykim të fshehtë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me gjykimin ndaj katër deputetëve të saj për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje ka theksuar se gjyqtari Beqir Kalludra po bënë gjykim të fshehtë.

Reagimi plotë i VV-së:

Kalludra po bën gjykim fshehtas e tinëz

Në gjyqin politik e padrejtë, sot ndaj deputetëve të Republikës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj e Faton Topalli mediave i është ndaluar transmetimi i drejtpërdrejtë i kësaj seance. Ky është tregues i qartë që këtu është qëllim padrejtësia, andaj u duhet që ta kryejnë këtë gjykim politik fshehtas.

Duke qenë se ky gjykim politik po bëhet për përfaqësuesit e popullit, është në interes të qytetarëve ta kuptojnë dhe ta dinë se si po gjykohen sot, përfaqësuesit e tij.

Duke ditur po ashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikimin e seancave.

Në seancën e kaluar të kësaj çështje interesimi i publikut ishte shumë i lartë, që dëshmon edhe një herë se deputetët nuk janë vetëm dhe se qytetarët janë me ta./AktivPress