Veterani i UÇK-së Haki Rushiti vdes nga Covid-19

4 javë më parë

Veterani i UÇK-së Haki Rushiti vdes nga Covid-19

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Rushiti ka vdekur sot pasi humbi betejën me koronavirusin.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku.

”Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi”.

”Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz”, ka shkruar Lushtaku.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e Rushitit.

”Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona”.

Ai në fund ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore për të mbrojtur nga Covid-19.