Vetëm një strehimore për viktimat e dhunës

11 muaj më parë

Vetëm një strehimore për viktimat e dhunës

Dy drejtore të qendrave që ofrojnë strehim për viktimat e dhunës në familje nuk e dinë se ku ndodhen të strehuarat, pasi thuajse të gjitha strehimoret u mbyllën për mungesë të mjeteve që ua mundësojnë funksionimin.

Ardita Bala që drejtoren strehimoren e viktimave të dhunës në Pejë, e pranoi kur foli për KALLXO.com se ku ndodhen pesë nga shtatë gratë që strehoheshion në institucionin që drejtohet prej saj.

Ajo tha se 2 nga 7 gratë e strehuara janë kther në familjet e tyre, ndërsa u përgjigj shkurt me “Jo”, kur u pyet nëse e dinte vendndodhjen e të struhuarave tjera.

Emine Kabashi, drejtoreshë në strehimoren e Mitrovicës tregoi se puna aty është pezulluar, ndërsa sugjeroi të pyetet një institucion tjetër për vendndodhjen aktuale të atyre që strehoheshin.

“Ju thashë strehimorja e ka pezullu punën, ndërsa sa i përket asaj se ku kanë shkuar viktimat pyeteni Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicë” tha Kabashi përmes e-mailit.

KALLXO.com kontaktoi sot me pesë drejtoreshat e strehimoreve për viktimat e dhunës, ndërsa mori vesh se vetëm strehimorja në Gjakovë ende nuk i ka mbyllur dyert.

Drejoresha e strehimores së viktimave të dhunës në familje në Gjakovë, Sakibe Doli, tha për KALLXO.com se qendra ka vazhduar të funksionojë, mirëpo nuk ka bërë pranimin e personave të tjerë që kanë kërkuar strehim aty.

Sipas saj, personat e rinj nuk janë pranuar për shkak të mungesës së mbështetjes nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri Skender Reçica e pranoi dje për KALLXO.com se ka një vonesë në 2018-ën për ndarjen e buxhetit për qendrat që strehojnë viktimat e dhunës.

Mministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica propozoi sot në mbledhjen e qeverisë ndarjen e 65 mijë eurove për rifunksionalizimin e nëntë strehimoreve për viktimat e dhunës në familje, fëmijët me trauma dhe viktimat e trafikimit.

Propozimi u miratua nga kabineti qeveritar.