Vetëm dy shqiptarë në listën e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit

2 javë më parë

Vetëm dy shqiptarë në listën e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e të ftuarve për dy ndeshjet e nëntorit.

Gjeorgjia dhe Gjibraltari janë kundërshtarët e Zvicrës këtë muaj.

Në listën e “helvetikëve” të ftuar janë vetëm dy futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka dhe Albian Ajeti, që të dytë pjesë e Premierligës.

Kjo për Xhakën do të jetë mjaft pozitive pas rastit me tifozët e Arsenalit.

Kurse, Xherdan Shaqiri mundon edhe në këtë grumbullim pasi nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi.