Veseli: Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës në Hagë

3 javë më parë

Veseli: Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se beteja e tij dhe e presidentit Hashim Thaçi në Hagë do të jetë betejë triumfuese e Kosovës.

Në ditën kur presidenti Thaçi pritet të intervistohet në Hagë, lideri i PDK-së Kadri Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova do të dalë triumfuese në këtë betejë pasi lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllain tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri.