Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së, bashkë japin një zotim

2 muaj më parë

Veseli takon kryetarët e degëve dhe shtabeve zgjedhore të PDK-së, bashkë japin një zotim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot kryetarët e Degëve të PDK-së dhe shefat e shtabeve zgjedhore, për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, transmeton AktivPress.

Veseli, siç thuhet në njoftim, gjatë këtij takimi ka vlerësuar lart angazhimet dhe performancën e degëve dhe aktivistëve që kontribuan në fushatë zgjedhore

Ai ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së më 6 tetor.

Në këtë takim, kryetarët e degëve në menyrë unanime mbështetën qëndrimin e Veselit që PDK-ja të jetë opozitë.

Me këtë rast të gjithë theksuan se me angazhimin e mirëfillt, PDK-ja do të jetë opozitë e fuqishme.

Procesi i reformave të brendeshme të Partisë do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive nëpër të gjitha degët dhe nëndegët e Partisë Demokratike të Kosovës./AktivPress/