Veseli: Në momentin që pranoj ftesë nga Gjykata Speciale do ta bëj publike

5 ditë më parë

Veseli: Në momentin që pranoj ftesë nga Gjykata Speciale do ta bëj publike

Kryetari i Kuvendit njëherësh edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli ka mohuar kategorikisht se ishte intervistuar nga Gjykata Speciale.

Veseli, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ai nuk është intervistuar nga Gjykata Speciale asnjëherë.

Ai ka thënë se nëse do të ftohej nga Gjykata Speciale nuk do ta fshihte ftesën.

“Momentin që pranoj ftesë nga Specialja do ta bëj publike. E kam thënë dhe e them prapë. Nuk jam intervistuar dhe nuk kam marrë ftesë deri tani”, tha ai, përcjell Telegrafi.