Veseli: Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës e të rënëve për liri

2 javë më parë

Veseli: Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës e të rënëve për liri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar Rexhep Malën e Nuhi Berishën në 35-vjetorin e rënies.

“Sot, në 35 vjetorin e rënies, kujtojmë Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Pas pranverës së vitit 1981, regjimi jugosllav haptas pretendonte se e kishte shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Pushka e Rexhep Males e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërtën: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme. Ajo vetëm sa do të bëhej edhe më e fuqishme. Vitet më pas e vërtetuan këtë. Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe gjithë të rënëve për liri”, shkroi Veseli.