Vesa Smolica interpreton këngën e njohur të Nexhmije Pagarushës në Varshavë

4 javë më parë

Vesa Smolica interpreton këngën e njohur të Nexhmije Pagarushës në Varshavë

Këngëtarja Vesa Smolica, ka treguar në Express të KTV-së eksperiencën e saj në një ngjarje humanitare të organizuar në Varshavë të Polonisë.

Kjo ngjarje është e dedikuar për personat që shpëtuan dhe ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë ngjarje, Smolica ka kënduar dy këngë, atë të Nexhmije Pagarushës – “E Dehur Jam” dhe të Leonard Cohenit – “Hallelujah”.

Ndër të tjera, ajo tregoi edhe për videoprojektin e saj të ri të cilin shpreson ta lansojë së shpejti.