Veprimi i priftit që po frymëzon Italinë, u sakrifikua për më të rinjtë

2 muaj më parë

Veprimi i priftit që po frymëzon Italinë, u sakrifikua për më të rinjtë

Gjesti që ka bërë një prift për të shpëtuar jetën e një të riu është mjaft emocionuese. Ai ka sakrifikuar jetën e tij për një pacient më të ri në moshë, të prekur nga koronavirusi.

Prifti 72 vjeç Don Giuseppe Berardelli i dha të riut të cilin nuk e njihte respiratorin që ishte porositur për të.

72 vjeçari ishte prift në dioqezën e Bergamos. Sipas medias italiane, nga 30 priftërinjtë që kane humbur jetën, 16 janë nga kjo dioqezë. Ai ka refuzuar të marrë respiratorin, duke u shprehur se ka më të rinj se ai që kanë nevojë në këto momente.

Çfarë ka bërë don Giuseppe, ka frymëzuar mbarë Italinë.

Ate Giuseppe ishte mjaft i njohur në Bergamo, për ndihëm që u jepte të varfërve, dhe po ashtu, ai binte në sy, pasi ngiste gjithnjë një motor, e kishte pasion.

“Don Giuseppe u nda nga jeta si një prift. Më ka prekur shumë fakti që ai hoqi dorë nga jeta e tij për t’ja dhënë dikujt tjetër”, u shpreh një punonjës shëndetësor në Itali.