Venecia, protestë kundër anijeve të mëdha në kanal

3 javë më parë

Venecia, protestë kundër anijeve të mëdha në kanal

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Venecias duke kërkuar që anijet e mëdha të ndalohen të hyjnë në kanalin Giudecca të qytetit. Protestat vijnë disa ditë pas një anije kroçerë u përplas me një anije turistësh duke lënduar katër persona.

Rreth 3 mijë persona, që mbanin në duar pankarta ku shkruhej: jo anijeve të mëdha, marshuan nëpër rrugët e qytetit që është një sajt i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Kritikët thonë se anijet e mëdha të krocerave përbëjnë një rrezik për ruajtjen e qytetit në lagunë, ndotin ujërat e tij dhe dëmtojnë bukurinë e detit.

Valët e krijuara prej tyre në kanal, sipas tyre, dëmtojnë themelet e qytetit që rregullisht vuan nga përmbytjet. Disa madje janë ankuar edhe se ato dëmtojnë bukurinë e sajteve historike të Venecias duke sjellë shumë turistë.

Ministrat thanë se aksidenti provoi nevojën për një ndalim të kroçerave dhe se po punojnë për zgjidhjen e problemit, përcjell TCH.

Qeveria ndaloi anijet që peshojnë më shumë se 96 mijë tonë të hyjnë në kanalin e Giudecca-s në 2013, por legjislacioni më vonë u tërhoq. Në 2017, u njoftua se anijet më të mëdha do të largoheshin nga qendra historike por planet pritet të marrin edhe katër vite për të hyrë në fuqi.