Veliu dhe këshilltari politik i Lajçakut bisedojnë për dialogun Prishtinë-Beograd

1 muaj më parë

Veliu dhe këshilltari politik i Lajçakut bisedojnë për dialogun Prishtinë-Beograd

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim Umerr Arthur Al-Khatib, Këshilltarin politik dhe udhëheqësin e zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Siç njofton MPB-ja, temë kryesore e këtij takimi ishte dialogu në mes të dy shteteve, me theks të veçantë marrëveshjet e dialogut të cilat ndërlidhin Ministrinë e Punëve të Brendshme, transmeton AktivPress.

“Ministri Veliu u zotua se Kosova është e përkushtuar për dialogun dhe se gjitha çështjet që janë në kuadër të MPB-së do të shtyhen dhe avancohen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, marrë parasysh rëndësinë e rrumbullaksimit të këtij procesi të rëndësishëm për vendin tonë”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

AKTIV PRESS