
Veliu, Bulliqit: Bëfsh hajr Shpejtim që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës
3 muaj më parëVeliu, Bulliqit: Bëfsh hajr Shpejtim që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës
Ministri i Punëve të Brendshme dhe ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka reaguar pas deklaratës që kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi kishte bërë dje, në një video të siguruar nga Klan Kosova, në një konak në Llap ku ishte bashkë me kreun e partisë Albin Kurti.
“Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës”, ka thënë Veliu, në një postim në Facebook, duke iu referuar deklaratës së Bulliqit: “Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”.
Ai madje e ka quajtur diskurs të nxitjes së vëllavrasjes, derisa ka kërkuar nga llapjanët që ta ndëshkojnë me votë Shpejtim Bulliqin.
Postimi i plotë i Agim Veliut:
Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heqë plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës.
Të dashtun qytetarë,
Është skandaloze që një bashkëvendas i imi, i Enverit e Xhemës, në prani të një ish-Kryeministri, përdorë diskurs të nxitjes së vëllavrasjes.
Neve, nuk na ndalën as plumbat, e nuk do të na ndalin as bishtat!
I ftoj llapjanët që masovikisht ta ndëshkojnë me votë këtë soj!
Klan Kosova dje ka raportuar se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi gjatë qëndrimit në një konak në Llap, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, e ka mbajtur një fjalim në të cilin ndër të tjera shprehet: “Naj kujt që punon mbrapsht edhe naj bisht sakice me ja dhanë naj herë bon…”.