Veç një orë para seancës për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti po e bën këtë veprim

1 muaj më parë

Veç një orë para seancës për krijimin e Qeverisë së re, Albin Kurti po e bën këtë veprim

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës pas një ore pritet që të mbajë mbledhjen e Qeverisë. Kjo u bë e ditur nga vet zyra e kryeministrit Kurti. Mbledhja pritet të fillojë në orën 10:00, në ndërtesën e Qeverisë. E kjo thirrje për të mbajtur mbledhjen e radhës nga ana e Qeverisë Kurti po bëhet një orë para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti. Seanca është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00.

Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, do t’u drejtohen sërish ulëseve në tentim për të zgjedhur një qeveri të re pas rënies së asaj të Albin Kurtit, pas mocionit të mosbesimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E kjo e fundit është ajo që pritet të udhëheqë vendin nëse merr 61 votat e nevojshme për qeverinë e koalicionit me AAK-në, Nismën, Listën Serbe dhe komunitetet tjera jo serbe. Derisa PDK-së në opozitë pritet t’i bashkëngjitet Lëvizja Vetëvendosje që udhëhoqi vendin për 51 ditë.

Kujtojmë se Qeveria Kurti, e cila u rrëzua më 25 mars, ishte rezultat i koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Qeverinë e udhëhequr nga Kurti e kanë mbështetur 66 deputetë, ndërsa ka pasur 10 abstenime dhe asnjë kundër. Para votimit, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate e kanë lëshuar sallën e Kuvendi.

Pas votimit të Qeverisë së re të Kosovës dhe dhënies së betimit nga kryeministri dhe kabineti qeveritar, Albin Kurti tha se fillon një kapitull i ri për Kosovën.

Por, ky kapitull i ri nuk zgjati shumë dhe mori fund kur i pari i Qeverisë shkarkoi nga detyra ministrin e Brendshëm nga radhët e LDK-së Agim Veliu për shkak të deklarimit të tij pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, të propozuar nga presidenti Hashim Thaçi për shkak të pandemisë me koronavirus.

Kështu, partia e Isa Mustafës vendosi t’i jep fund koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke kërkuar formimin e një qeverie të re.

Lëvizja Vetëvendosje nuk dha asnjë emër në të pesë letrat e dërguara nga ana e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit për të krijuar kështu edhe një mundësi që të formojë një qeveri të re si parti e parë fituese. E gjithë kjo bëri që kreu i vendit pas pesë letrave të nxjerrë dekretin për emrin e mandatarit, të cilin ia dha LDK-së si partia e dytë fituese e zgjedhjeve.

Dekreti i të parit të vendit u pa antikushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e dërgoi në Kushtetuese duke pritur që të marrë një vendim pro kërkesës së saj.

Gjykata Kushtetuese, pasi fillimisht e pezulloi dekretin deri më 29 maj, në fund i dha të drejtë të presidentit Hashim Thaçi.

Seanca është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00.