Vdesin katër persona duke bërë selfie

2 javë më parë

Vdesin katër persona duke bërë selfie

Katër persona, përfshirë një adoleshent dhe një grua e martuar së fundmi, kanë gjetur vdekjen teksa ishin duke bërë një foto në një digë në Indi. Gjithsej në digë ishin 6 persona, por dy prej tyre shpëtuan mrekullisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, në Digën Pamparu, në shtetin Tamil Nadu.

Zyrtari lokal i policisë së Byrosë Franceze, i cili nuk pranoi të identifikohej tha: “Ata po mbanin në duar telefonin, po bënin selfie dhe ranë. Ndërsa burri, i cili po bënte fotografitë nuk ra.”

Burri u hodh në ujë dhe arriti të shpëtojë njërën prej grave, por pjesa tjetër e familjes u mbyt, raporton Press Trust of India. Një nga viktimat ishte një adoleshent.

India paguan çmimin më të madh për selfiet ‘vrasëse’, e ndjekur nga Rusia, SHBA dhe Pakistani.

“Epidemia” ka marrë përmasa të tilla që autoritetet në Indi kanë përcaktuar disa zona që konsiderohen të rrezikshme./oranews