Vdes zyrtari komunal i Shtimes në moshën 34 vjeçare

2 muaj më parë

Vdes zyrtari komunal i Shtimes në moshën 34 vjeçare

Një zyrtar komunal i Shtimes sot ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare.

Komuna e Shtimes ku ai punoi për disa vite ka shkruar një mesazh ngushëllues për familjen dhe miqtë e tij.

“Me dhimbje të thellë, Komuna e Shtimes ka marr lajmin për vdekjen e punëtorit, kolegut Afrim Tafa, në moshën 34 vjeçare i cili ka ndërruar jetë sot. Afrimi për vite të tëra zhvilloj veprimtarinë e tij si punëtor i përkushtuar në punën e tij në shërbim në Komunën e Shtimes. I gjithë stafi, kujton Afrimin si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës. I gjithë stafi Komunës, i shpreh ngushëllime familjes Tafa dhe të afërmëve!I lehtë i qoftë dheu!”.

Në këtë njoftm komuna nuk ka treguar për shkakun e vdekjes.