Vdes një 50 vjeçar, u rrah në parkingun e një pompe të derivateve

2 javë më parë

Vdes një 50 vjeçar, u rrah në parkingun e një pompe të derivateve

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Një person është goditu nga një tjetër, ku si pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj”.

Motivet që lanë të vdekur 50 vjeçarin ende nuk dihen teksa i dyshuari gjendet në arrati.

“Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar) i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti – i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”.

“Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Me urdhë të Prokurorit të Shtetit,trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML.

Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë.