Vdes legjenda e muzikës Gregg Allman

3 vite më parë

Vdes legjenda e muzikës Gregg Allman

Anëtari i grupit “The Allman Brothers Band”, Gregg Allman ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

Allman vdiq në shtëpi në Savannah të Gjeorgjisë, të shtunën, njoftoi faqja e tij zyrtare.

Muzikanti gjeti për herë të parë famë në grupin që krijoi së bashku me vëllain e tij më të madh Duane në vitin 1960.

Allman, këngëtari kryesor i grupit, ka shkruar disa nga hitet e tyre më të mëdha si “Whipping Post”, “It’s Not my Cross to Bear” dhe “Midnight Rider”.

Ndër këngët më të njohura të The Allman Brothers Band është Jessica, e cila që nga viti 1973 u përdor si melodi për hapjen e Top Gear.

Pas vdekjes këngëtarja Cher, e cila ishte martuar me të në vitin 1970, shkroi në një postim në Twitter “Nuk kam koment” dhe postoi një fotografi ku kishin dalë së bashku./AktivPress