Vdes ish-ylli i Chelseat, Milanit dhe Anglisë

2 vite më parë

Vdes ish-ylli i Chelseat, Milanit dhe Anglisë

Ish-përfaqësuesi i Anglisë, Ray Wilkins, ka vdekur sot në spital në moshën 61-vjeçare.
Wilkins ishte dërguar në spitalin “St George” në Tootling, Londër, javën e kaluar pasi kishte pësuar sulm në zemër dhe ishte vendosur në koma, raportojnë mediat italiane, përcjell Express.

Ai lë prapa gruan Jackie, me të cilën kishte dy fëmijë, Ross dhe Jade.

Gjatë karrierës së tij a ka luajtur si mesfushor për Chelsean, Manchester United dhe Milan.