Vdes edhe babai i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë të Drenasit

4 javë më parë

Vdes edhe babai i 15-vjeçarit të vrarë në Gradicë të Drenasit

Ka vdekur Bekim Muja, babai i 15-vjeçarit, A.Muja, i cili u vra në pyllin e fshatit Gradicë të Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i klinikës së Intensivës, Shaqir Uka.

“S’ka mujt me i përballu plagëve të marra, ka ndërruar jetë në orën 16:30”, tha Uka.

Ndryshe mëngjesin e sotëm me Shef i Intensives, Shaqir Uka, tha se gjendja e Bekim Mujës vazhdon të jetë e rëndë dhe i njëjti ndodhet akoma në koma.

“Ende gjendja e përgjithshme po vazhdon me qëndru e njëjtë, shumë e rëndë në aspektin e përgjithshëm. Ai është në koma edhe më tutje, gjendja është e rëndë në përgjithësi”, tha Uka

Ndërkohë, gjatë ditës burr inga Gradica e Drenasit nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të marra.

Motivi i tragjedisë, sipas familjarëve, është mali i fshatit, në të cilin viktimat kishin shkuar për të marrë dru, por në mal kishin shkuar fqinjët e tyre dhe kishin shtënë në drejtim të babë e bir me armë zjarri. Me ç’rast në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë A.Muja 15-vjeç, i cili u varros dy ditë pas tragjedisë së ndodhur.

Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për vrasjen 15-vjeçarit dhe plagosjen e babai të tij në Gradicë të Drenasit.

Siç thuhet në njoftim, Xh.B dhe A.B, akuzohen për dy vepra penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri XH.B. me datë 06 prill 2021 pasi kishte dëgjuar një motor -sharrë duke prerë dru në zabel, me vete kishte marrë të pandehurin A.B. djalin e tij dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kishin shkuar në vendngjarje, respektivisht në zabel, dhe aty i pandehuri XH.B., me pushkë gjueti kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., 15 vjeçar, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur i dëmtuari B.M. babai i të ndjerit, i cili i është në gjendje kome në QKUK, pas një intervenimi që i është bërë në tru dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike”, njoftoi Gjykata Themelore e Prishtinës.

Ndërsa, për rastin ka folur axha i 15-vjeçarit, i cili pohon se familjet nuk kanë pasur probleme në të kaluarën dhe vrasja ka ndodhur për shkak të “malit të shtetit”.