Vdes aktori i njohur Luran Ahmeti

3 javë më parë

Vdes aktori i njohur Luran Ahmeti

Ka vdekur nga Covid-19, aktori i mirënjohur, Luran Ahmeti.

Aktori nga Shkupi është ndarë nga jeta në moshën 46 vjeçare.

Kujtojmë se Lurani ishte pjesë e serialit “O sa mirë”, i cili luajti rolin e profesorit të Historisë.

Ai ishte pjesë edhe e serialeve turke.

Lurani ka luajtur rolin e Husrev Pashës te Sulejmani i Madhërishëm, një serial turk historik mjaft i ndjekur edhe nga publiku shqiptar.

Që në vitin 1998 ka luajtur në filmin evropian “Puppet Shou”.

Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup. Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit të njohur Xhabir Ahmetit.