Vazhdojnë largimet nga SC Gjilani, transferimi që erdhi verës largohet dhe pritet të prezantohet në Superiore

1 javë më parë

Vazhdojnë largimet nga SC Gjilani, transferimi që erdhi verës largohet dhe pritet të prezantohet në Superiore

Aventura e futbollistit Arbër Çyrbja te Gjilani ka përfunduar shumë shpejtë. Sulmuesi durrsak ka kërkuar dokumentacionin nga zyrtarët e klubit, pasi që ka kërkuar të largohet.

27 vjeçari nuk është ambientuar te nënkampionët e vendit dhe ka vendosur për t’u rikthyer në Shqipëri.

Ashtu siç raporton e përditshmja sportive “Panorama Sport”, futbollisti në fjalë ka gjetur akordin me skuadrën e Vllaznisë nga Shkodra dhe shpejtë pritet të ndodh zyrtarizimi.

Image

Çyrbja ishte transferuar gjatë afatit kalimtar të verës te skuadra e Gjilanit nga Teuta e Durrësit, ndërkohë që është paraqitur në vetëm shtatë takime, pasi që ka vuajtur nga një lëndim që e ka mbajtur jashtë fushave të blerta për disa javë.

Në total ai ka zhvilluar vetëm 381 minuta lojë, ndërkohë ka kryer vetëm një asistim.

Largimi i Çyrbjës nga Gjilani është i katërti më radhës, pasi që më parë u larguan edhe Gramoz Kurtaj, Erlis Frashëri dhe Jackson Ferreira.