Vazhdohet afati i letërnjoftimeve të skaduara dhe zgjatet leja e qëndrimit për shtetasit e huaj

2 javë më parë

Vazhdohet afati i letërnjoftimeve të skaduara dhe zgjatet leja e qëndrimit për shtetasit e huaj

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka njoftuar se U.d ministri, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar vendimin ku të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit, nga pamundësia që të vazhdojnë për shkak të situatës së paraqitur me virusin Covid-19, iu vazhdohet afati i vlefshmërisë deri në shfuqizimin e këtij vendimi, transmeton AktivPress.

Gjithashtu, i njëjti vendim vlen për shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrimin mirëpo iu ka skaduar apo iu skadon afati i vlefshmërisë.

Ky vendim thuhet se është i bazuar në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura, Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.

AKTIV PRESS