Varhelyit i kërkohen sqarime për librin “Kosovo i Metohija” gjatë takimit me Vuçiqin

3 javë më parë

Varhelyit i kërkohen sqarime për librin “Kosovo i Metohija” gjatë takimit me Vuçiqin

Reagime në rrjete sociale ka nxitur fotografia e Komisionerit të BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyit e takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në sfondin e së cilës shihet libri “Kosovo i Metohija.

Varhelyi e ka pritur Vuçiqin të enjten në Bruksel, në takimet që po mbahen në kuadër të dialogut.

Krahas fotografisë që e ka postuar ai dhe që ka ngjallur kritika në rrjetet sociale, ai ka treguar se me të parin e Serbisë ka folur për reformat, luftën kundër koronavirusit dhe ekonominë.

“Bisedë e mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot në Bruksel, në lidhje me reformat e Serbisë rreth Bashkimit Evropian, luftën kundër COVID-19, përgatitjet për Planin Ekonomik dhe Investimet. Komisioni Evropian do të fillojë bashkëpunimin rajonal në vjeshtë.”, ka shkruar ai në Twitter.

Përdorues të shumtë të Twitterit këtë fototgrafi e kanë quajtur “skandaloze” duke kërkuar sqarime prej tij.