“Varfanjaku” Prindon Sadriu, që i kërkoj shtetit t’ia paguaj faturën 396 euro për trajtimin me Covid ka pasuri gjysmë milioni euro

1 muaj më parë

“Varfanjaku” Prindon Sadriu, që i kërkoj shtetit t’ia paguaj faturën 396 euro për trajtimin me Covid ka pasuri gjysmë milioni euro

Zotëria i parë i shtetit të Kosovës, Prindon Sadriu, i cili u bë horë me kërkesën e tij që ti kompensohet nga shteti fatura prej 396 euro shpenzime që i kishte bërë për trajtimin me Covid 19 ka një kapital prej hiq me pak se gjysmë milioni eurosh.

Në formularin e deklarimit të tij në Agjencinë Kundër Korrupsion, burri i presidentes, Vjosa Osmani, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën prej 448 mijë e 500 euro, banesa prona.

Kurse para të gatshme në institucione financiare rreth 50 mijë euro.

Derisa të hyrat vjetore te Zotërisë së parë Prindon Sadriut dhe presidentes Vjosa Osmani kapin vlerën e mbi 75 mijë eurove./Gazeta Infokus/

Lajme nga rubrika