Van Dijk tallet keq me Ronaldon, ja se çfarë thotë për të

6 ditë më parë

Van Dijk tallet keq me Ronaldon, ja se çfarë thotë për të

Van Dijk është përkujdesur për talljen e vitit në gala mbrëmjes e France Football për ‘Topin e Artë’ për vitin 2019.

Messi e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, duke shkruar historinë pasi është bërë futbollisti i vetëm që ka rrëmbyer gjashtë herë këtë çmim, duke e lënë prapa Cristiano Ronaldon me 5 çmime.

34-vjeçari i Juventusit nuk udhëtoi fare për Paris dhe për këtë është pyetur kandidati tjetër që ishte për këtë çmim, Virgil van Dijk.

“Ronaldo nuk është këtu sonte, kështu që është një rival më pak (për Topin e Artë), por atë çfarë e preokuponte? A ishte ai me të vërtetë një rival?”, u përgjigj duke qeshur Van Dijk. /Express