Valbona Karabaxhaku me ekspozitë në Trabzon të Turqisë

3 vite më parë

Valbona Karabaxhaku me ekspozitë në Trabzon të Turqisë

Valbona Karabaxhaku Dërdovski, ka njoftuar se së shpejti do të hapë edhe ekspozitën e saj të tretë personale në Prishtinë.

Femin & Art me seli në Trabzon të Turqisë, organizon ekspozitë ndërkombëtare për nder të 8 Marsit.

Në ekspozitë do të marrin pjesë vetëm përfaqësuesit e degëve të organizatës Femin&Art nga 27 shtete të botës ndër të cilat është edhe Kosova me përfaqësuesen e Femin&Art me seli në Prizren, piktoren Valbona Karabaxhaku Dërdovski.

Valbona Karabaxhaku është artiste e cila solli artin aborigjen në Kosovë, e që në historinë e artit hyn në artin e poentilizmit.

Valbona Karabaxhaku Dërdovski ka njoftuar për KultPlus se së shpejti do të hap edhe ekspozitën e saj të tretë personale në Prishtinë, si dhe do të marr pjesë në një ekspozitë tjetër ndërkombëtare që do të organizohet në muajin qershor në Qipro.

Ajo deri më tash ka marr pjesë në 5 ekspozita kolektive. Valbona Karabaxhaku Dërdovski është drejtoreshë e Femin&Art dega në Kosovë, me seli në Prizren që nga viti 2016 e cila po zhvillon aktivitetet e saj kulturore.

Karabaxhaku pati treguar në detaje për punën që ajo bënë si dhe arsyen se pse ka zgjedhur që të merret me “Art Aborgjin”.

“Arti Aborgjin”, bëhet me pika, thjeshtë pikohet ngjyra me shumë kujdes mbi pëlhurë, pllakë druri dhe mbi gurë, pasi që, me këto tri gjëra punoj. Përdori brusha të madhësive të ndryshme, varet krejt nga pika që do ta bëj, dhe modeli. Këtë art e bëj me ngjyrë akrili pasi që tharja bëhet më shpejt, ndërsa punimin nuk e vizatoj, e bëj ashtu si jam me disponim, vetëm që ia caktoj mesin me një pikë dhe bëj dy ose tre rrathë, diku ka mesi sa për tu orientuar”, u shprehValbona  duke treguar gjithashtu se kur e fillon punimin nuk e di se çka do të del, dhe i gjithë punimi realizohet aty për aty, hap pas hapi, gjë që e bënë edhe më interesante punën e saj. Me dy pikturat që po ju sjellim më poshtë, Valbona do të prezantohet në Turqi.