Vajza me belin më të hollë në botë

2 muaj më parë

Vajza me belin më të hollë në botë

Su Moh Naing, 23 vjeçja nga Myanmar së fundmi është bërë virale në rrjetet sociale për përmasat e pazakonta të belit të saj.

Studentja birmane pretendon të ketë një perimetër të belit vetëm 34 centimetra, gjë që bën atë si vajzën me belin më të hollë në botë.

Por, edhe më tronditëse është fakti që Su insiston se madhësia e belit të saj është e lidhur vetëm me gjenetikën.

Pavarësisht se është akuzuar për rregullim të fotografive që ajo poston në instagramin e saj dhe madje edhe për heqjen e disa prej brinjëve të saj për të arritur një figurë kaq interesante, Su Naing demanton çdo koment te llojit të tillë.

Ajo po ashtu ka thënë se është plotësisht e shëndetshme dhe se i përmbahet një diete e cila kontribuon për stilin e jetës së saj./Express