Vajza e Cindy Crawford parakalon në veshje transparente

2 muaj më parë

Vajza e Cindy Crawford parakalon në veshje transparente

Kaia Gerber (18), vajza e ish top modeles Cindy Crawford (53) mund ta falënderojë nënën e saj për famën. Gjatë viteve të fundit, ajo është bërë një fytyrë e kërkuar në industrinë e modës, ndërsa shumë njerëz thonë se ajo duket si nëna e saj kur ishte në ditët e rinisë.

Edhe pse ka bashkëpunuar me disa kompani të mëdha të modës, revyja e saj e modës për Valentino në Paris e ka tërhequr vëmendjen më të madhe deri më tani, shkruan KOHA Ditore. Kaia guxoi të shëtiste nëpër pistë para qindra shikuesve në një bluzë të zezë transparente e cila ia zbulonte gjoksin, duke e ‘rrëmbyer’ kështu vëmendjen.

Modelistja e re kohët e fundit e festoi ditëlindjen dhe ngjashëm me nënën e saj në festën e ditëlindjes e kishte veshur një fustan lëkure të Versace, çfarë ua kujtoi shumë njerëzve një prej edicioneve më legjendare të nënës së saj. Cindy e mban titullin e një prej femrave më të bukura të të gjitha kohërave, ndërsa në vitet 1990 ajo ishte modelja më e kërkuar në botën e modës. Ajo ka veshur revy të stilistëve dhe brendeve më të mëdha, ndërsa vajza e saj po i ndjek hapat e njëjtë, kështu që në ditëlindjen e saj të 18-të ajo u paraqit në kopertinën e “Vogue” britanik.

“Të jesh 18 vjeç do të thotë pavarësi. Mosha është një koncept i fortë, mendoj se ajo lë gjurmë tek ne. Kur isha më e re, njerëzit më thoshin se isha një shpirt i vjetër sepse gjithmonë ndjeja se i kuptoja gjërat që nuk i kisha mësuar kurrë. Do t’i them vetes sime më të re se duhet të shqetësohem më pak, dhe se bukuria dhe vetëbesimi vijnë nga brenda. Shpresoj të mësoj më shumë dhe ta edukoj veten në 18 vjetët e ardhshëm – tha Kaia për Vogue.

Fytyra e Cindyt përndryshe është shfaqur në kopertinat e të gjitha revistave të famshme të modës, duke përfshirë Vogue, W, People, Harper’s Bazaar, Elle, Cosmopolitan dhe Allure, ndërsa Kaia është një nga modelet më të kërkuara sot. Modelja flokëkafe është kryekëput Cindy në ditët e saj të rinisë, gjë që paraqet përparësi për të në botën e modës.