Vaj kokosi dhe lëng limoni, receta më e mirë për flokët me thinja!

11 muaj më parë

Vaj kokosi dhe lëng limoni, receta më e mirë për flokët me thinja!

Flokët gri janë automatikisht të lidhura me plakjen, kështu që të gjithë përpiqen ta parandalojnë atë në çfarëdo mënyre që të munden. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë për të eliminuar dhe parandaluar flokët gri pa përdorur trajtime të rrezikshme.

Ndryshoni stilin e jetës suaj dhe hiqni dorë nga zakonet e këqija. Në fund flokët tuaj do t’ju falenderojnë!

Më poshtë po ju sjellim një recetë natyrale e cila do ju ndihmojë të eliminoni thinjat:

Përbërësit:

Vaj kokosi ekstra të virgjër
3 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Është e thjeshtë. Kombinoni përbërësit në një enë dhe e aplikoni tek të gjithë flokët tuaja.

Masazhoni butësisht skalpin e kokës dhe e lini për rreth 60 minuta në kokë. Më pas e shpëlani me ujë të bollshëm dhe me një shampo të butë (pa shumë kimikate).

Trajtimi funksionon falë përbërësve të tij. Lëngu i limonit dhe vaji i kokosit përmbajnë shumë ushqyes që janë jetësore për flokët tuaj. Acidet yndyrore në vajin e kokosit dhe acidi laurik kanë një veti antimikrobike dhe mund të ndalojnë përhapjen e mikrobeve në kokën tuaj.

Vaji do të përforcojë folikulat dhe do të rrisë ndjeshëm flokët tuaja. Lëngu i limonit përmban vitamina B dhe C, të dyja me cilësi të mahnitshme për flokët tuaj.

Provojeni!