“Ushtria serbe ishte nisur në drejtim të Kosovës, por ka ndërhyrë NATO”

5 ditë më parë

“Ushtria serbe ishte nisur në drejtim të Kosovës, por ka ndërhyrë NATO”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni ka thënë se të mërkurën disa autoblinda serbe janë nisur në drejtim të Kosovës, mirëpo NATO ka ndërhyrë menjëherë dhe ato janë kthyer mbrapa.

“Pardje në mëngjes janë nisur disa autoblinda ushtarake në drejtim të Kosovës, mirëpo ka reaguar menjëherë NATO dhe ato janë kthyer mbrapa”, tha Quni në T7.

Ai tha që ushtria e Kosovës dhe ushtria serbe nuk do të përballen njëra me tjetrën.

Por presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova do t’i kundërpërgjigjet Serbisë në kërcënimet e saj.

“Jam komandant suprem i FSK-së. Kosova do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë. Do t’i përgjigjet me ushtri dhe polici. Si një komb. Nëse ajo nuk ndalet me retorikën luftënxitëse”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Do të jemi të pakompromis për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë sonë”, ka deklaruar Thaçi./AktivPress/