“Unë jam i lumtur kur ajo është e lumtur”, Sin Boy ia shpreh vazhdimisht dashurinë Rinës

1 muaj më parë

“Unë jam i lumtur kur ajo është e lumtur”, Sin Boy ia shpreh vazhdimisht dashurinë Rinës

Ka më shumë se dy muaj që Rina Balaj pranoi hapur lidhjen me reperin Sin Boy.

Ndërsa vetëm dy javë më parë Rina Balaj tregoi se ajo dhe Sin Boy kishin më shumë se një vit në lidhje dashurie, dhe se tashmë edhe me familjet e njëri-tjetrit janë prezantuar.

Çifti më i ri i estradës tashmë dhe po bashkëjetojnë, si dhe punën në muzikë për projektet e reja po e bëjnë bashkë.

Së fundmi Sin Boy ka bërë një dedikim për Rinën përmes një fotografie të publikuar në Instagram, ku çifti shfaqen pranë njëri-tjetrit.

“Jam i lumtur kur ajo është e lumtur” , shkruan Sin Boy.