Ulja e numrit të veturave në trafik, ul edhe numrin e gjobave

2 javë më parë

Ulja e numrit të veturave në trafik, ul edhe numrin e gjobave

Që nga konfirmimi i rastit të parë me koronavirus, lëvizjet e qytetarëve janë evituar dukshëm, si në këmbë ashtu edhe me vetura.

Rrugët nuk janë të ngarkuara si më parë, gjë që ka bërë edhe që shqiptimi i gjobave nga Policia e Kosovës të pësojë rënie.

Në raportin 24-orësh të policisë, 13 marsi është dita e fundit që shifra e gjobave të shqiptuara ishtee lartë, me 1479 tiketa.

Të hënën e 16 marsit është vërejtur rënia e këtyre shifrave,ku janë vetëm 134 gjoba të shqiptuara, e më 17 mars janë 110, ndërsa me 18 mars ka një ngritje të lehtë prej 174 gjobash.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pikërisht situata e krijuar nga koronavirusi ka bërë që të ketë vetura më pak në qarkullim, e cila ka bërë që të ketë më pak gjoba të shqiptuara. Si pasojë edhe më pak të hyra për shtetin nga gjobat në trafik.

“Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve është reduktuar në masë të madhe dhe kjo ka reflektuar në numrin më të vogël të kundërvajtjeve dhe shqiptimit të tiketave/gjobave”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Qytetarët thonë se janë duke respektuar rekomandimet e Qeverisë që të mos dilet në hapësira të jashtme pa pasur nevojë, derisa thonë se kanë vërejtur që edhe policia i ka zbehur daljet në patrullim.

E pos kësaj, është vërejtur dukshëm edhe numri i zvogëluar i aksidenteve në rrugë.