Ulet norma e tatimit nga 18 % në 8 % për kafshët dhe shpendët e gjalla

5 muaj më parë

Ulet norma e tatimit nga 18 % në 8 % për kafshët dhe shpendët e gjalla

Në kuadër të reformave fiskale për përmirësimin e kushteve të favorshme të të bërit biznes, ministri i Financave Bedri Hamza sot ka nënshkruar vendimin për reduktimin e normës së Tatimit të Vlerës së Shtuar nga 18 % në 8 % për kafshë të gjalla dhe shpendë të gjallë sipas Kodeve tarifore të Doganës nga 0102 deri në kodin tarifor 0106, transmeton AktivPress.

“Ky vendim është në vazhdën e vendimeve të shumta të cilat janë marr nga ministri Bedri Hamza në politika fiskale për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës që kanë për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për të bërë biznes përkatësisht për zhvillim të prodhimtarisë në vendin tonë me qëllimin e vetëm të zhvillimit të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MF-ja.

Ky vendim hyn në fuqi më 1 korrik të vitit 2019./AktivPress/