,,Ujku Garues 2019“ u mbajt në kazermën „Ushtarët e NATO-s“

1 muaj më parë

,,Ujku Garues 2019“ u mbajt në kazermën „Ushtarët e NATO-s“

Në kazermën „Ushtarët e NATO-s“ të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Istog, u mbajt gara ,,Ujku Garues 2019“, shkruan AktivPress.

Ujku Garues është një garë e shkathtësive ushtarake e organizuar nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, e cila është e fokusuar në këto disiplina: vrapim 3km, hedhja e granatës së dorës (5,10 dhe 15 metra), shtyrja e autoblindës (25 metra), vëzhgim (identifikimi i pajisjeve dhe objekteve ushtarake në largësi të caktuar), kalimi i zonës së minuar, kalimi mbi zonë të rrezikshme, komunikimi, bartja e viktimës (50 metra).

Ky është viti i pestë më radhë, që BRSH-ja organizon këtë garë, në të cilën, pjesëmarrësit marrin pjesë si ekip, dhe garojnë si një trupë e përbashkët. Këtë vit, kanë marrë pjesë gjithsej 10 ekipe, me nga pesë pjesëtarë nga Batalioni i Parë, i Dytë dhe i Tretë i BRSH-së, dhe një ekip nga Garda Kombëtare Ajova.

Në ceremoninë e certifikimit ka marrë pjesë komandanti i BRSH-së gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, zv. komandanti i BRSH-së, kolonel Hysen Dreshaj, oficerë dhe nënoficerë të BRSH-së, dhe të njësive tjera të FSK-së, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Hadërgjonaj tha se: „Qëllimi i mbajtjes së garave është që të testohen shkathtësitë ushtarake në disa disiplina, ta ngritim nivelin e aftësive psiko-fizike dhe profesionale të ekipeve tona, me theks të veçantë; ngritja e nivelit të punës ekipore dhe të avancojmë shpirtin garues me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe ndërkombëtare.“

Në fund të garës, u përzgjodhën tri ekipet që zunë vendet e para, në bazë të paraqitjes së treguar në të gjitha disiplinat e kësaj gare.

Vendin e parë zuri Kompania B e Bat 2, vendin e dytë – Kompania C e Bat 3 dhe vendin e tretë – Kompania e MB (mbështetëse) e Bat1.

Kjo garë e shkathtësive ushtarake është realizuar për herë të parë në BRSH, në vitin 2015.

Ideja për realizimin e kësaj gare ka dal si rezultat i shkëmbimit të përvojave mes nënoficerëve tanë dhe nënoficerëve të kontingjentit slloven.

Në fund të kësaj ceremonie, gjenerali Fadil Hadërgjonaj ndau certifikata dhe mirënjohje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në garë./AktivPress/

Gara ,,UJKU GARUES 2019'' i Brigadës për Reafim të Shpejtë

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë u mbajt gara ,,Ujku Garues 2019”Në kazermën „Ushtarët e NATO-s“ të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Istog, u mbajt gara ,,Ujku Garues 2019“.Ujku Garues është një garë e shkathtësive ushtarake e organizuar nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, e cila është e fokusuar në këto disiplina: Vrapim 3km, Hedhja e granatës së dorës (5,10 dhe 15 metra), Shtyrja e autoblindës (25 metra), Vëzhgim (identifikimi i pajisjeve dhe objekteve ushtarake në largësi të caktuar), Kalimi i zonës së minuar, Kalimi mbi zonë të rrezikshme, Komunikimi, Bartja e viktimës (50 metra).Ky është viti i pestë më radhë, që BRSH-ja organizon këtë garë, në të cilën, pjesëmarrësit marrin pjesë si ekip, dhe garojnë si një trupë e përbashkët. Këtë vit, kanë marrë pjesë gjithsej 10 ekipe, me nga pesë pjesëtarë nga Batalioni i Parë, i Dytë dhe i Tretë i BRSH-së, dhe një ekip nga Garda Kombëtare Ajova.Në ceremoninë e certifikimit ka marrë pjesë komandanti i BRSH-së gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, zv. komandanti i BRSH-së, kolonel Hysen Dreshaj, oficerë dhe nënoficerë të BRSH-së, dhe të njësive tjera të FSK-së.Komandanti i BRSH-së, gjenerali Fadil Hadërgjonaj tha se: „Qëllimi i mbajtjes së garave është që të testohen shkathtësitë ushtarake në disa disiplina, ta ngritim nivelin e aftësive psiko-fizike dhe profesionale të ekipeve tona, me theks të veçantë; ngritja e nivelit të punës ekipore dhe të avancojmë shpirtin garues me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse dhe ndërkombëtare.“Në fund të garës, u përzgjodhën tri ekipet që zunë vendet e para, në bazë të paraqitjes së treguar në të gjitha disiplinat e kësaj gare.Vendin e parë zuri Kompania B e Bat 2, vendin e dytë – Kompania C e Bat 3 dhe vendin e tretë – Kompania e MB (mbështetëse) e Bat1.Kjo garë e shkathtësive ushtarake është realizuar për herë të parë në BRSH, në vitin 2015.Ideja për realizimin e kësaj gare ka dal si rezultat i shkëmbimit të përvojave mes nënoficerëve tanë dhe nënoficerëve të kontingjentit slloven.Në fund të kësaj ceremonie, gjenerali Fadil Hadërgjonaj ndau certifikata dhe mirënjohje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse në garë.

Gepostet von Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës am Freitag, 20. September 2019