U përfol si çifti më i ri në showbiz-in shqiptar, por ja si është e vërteta

4 vite më parë

U përfol si çifti më i ri në showbiz-in shqiptar, por ja si është e vërteta

Nuk është hera e parë që për këngëtaren Samanta Karavella diskutohet një lidhje dashurie mes emrave të njohur të showbiz-it. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë nuk është një bashkëpunëtor i këngës ai për të cilin aludohet se mund të ketë nisur një romancë.

Ishte vetëm një foto në të njëjtin vend në Amerikë ajo që ngriti dyshimet se në showbiz-in shqiptar mund të kishte nisur një tjetër romancë.

Capital T ishte nisur përtej oqeanit për një koncert, ndërsa Samanta për disa ditë pushime. Rastësia që i çoi të postonin foto nga i njëjti vend ishte shumë e bukur për ta menduar vetëm si të tillë, kështu që dyshimet lindën menjëherë.

Fotoja pranë një makine akulloreje ka bërë që të ngjallen dyshimet për një lidhje të mundshme mes dy këngëtarëve. Por Prive ka mësuar nga burime pranë dy këngëtarëve se aludimet e ditëve të fundit nuk janë të vërteta. Samantën dhe reperin e njohur i bashkon vetëm muzika. Të paktën për momentin…/revistaclass