U përfol për lidhjen me reperin, rrëfehet Miss Kosova

2 ditë më parë

U përfol për lidhjen me reperin, rrëfehet Miss Kosova

Blerta Veseli, është vajza e cila ka qënë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare, që pas lajmit të bujshëm se ishte në një lidhje me Majk. Vetëm 24 orë pasi lajmi bëri xhiron e rrjetit, Majk nuk e ndoqi më në Insagram, bukuroshen nga Kosova. Çfarë ndodhi mes tyre?

Në intervistën e fundit për Glamour Zone në Rtv Ora, përballë moderatores Ester Bylyku, Blerta Veseli tregon të gjithë të vërtetën.

Ester Bylyku: Je përfolur për një lidhje me Majk. Si është e vërteta? Jeni apo nuk jeni bashkë?

Blerta Veseli: E vërteta është që ne nuk jemi bashkë. Jemi vetëm shokë. Gjithçka nisi nga një bashkëpunim, i cili u ndërpre për shkak të pandemisë. Por mediat e bënë të madhe. Ne bëmë postime në rrjetet sociale për të treguar se bashkëpunojmë, dhe ata e kthyen në lidhje.

Ester Bylyku: Majk, nuk reagoi mirë pas këtyre lajmeve, mesa kemi parë. Ai të hoqi edhe nga Instagrami. Jeni zënë?

Blerta Veseli: Jo, nuk jemi zënë. Ai më dërgoi një mesazh në orën 6 të mëngjesit, dhe më tha: ‘Po të heq, derisa të qetësohen portalet.’