U kërcënua, momenti kur kryeministri Kurti kthehet në shtëpinë e tij

1 muaj më parë

U kërcënua, momenti kur kryeministri Kurti kthehet në shtëpinë e tij

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shtëpinë e tij, pas raportimit se ai është kërcënuar.

Mediat kanë siguruar videon në momentin kur Kurti kthehet në banesën e tij, ku dhe shihet i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Po ashtu froca të sigurisë kanë rrethuar dhe shtëpinë e tij.

Lajmin se kreu i qeverisë së Kosovës është kërcënuar e bëri me dije zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ende nuk dihet se në çfarë forme është kërcënuar kryeministri Kurti, ndërkohë që janë marrë masa për sigurinë e tij.